LDK: Vetëvendosje e futi Gjilanin në depresion të thellë politik e ekonomik - NACIONALE

LDK: Vetëvendosje e futi Gjilanin në depresion të thellë politik e ekonomik

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan, është shprehur e shqetësuar me bllokimin e dhjetëra projekteve kapitale nga qeveria aktuale e Alban Hysenit.

Sipas LDK-së, këto projekte janë fituar me mund dhe angazhim të madh në mandatin e udhëhequr Lutfi Haziri.

“Kanë kaluar tetë muaj nga marrja e mandatit dhe është zhgënjyese për LDK-në dhe për qytetarët që qeveria komunale nuk e ka nisur e vazhduar as edhe një nga këto projekte që kanë qenë të gatshme për implementim, e lëre më për projekte të reja as që bëhet fjalë”, thuhet në një komunnikatë për medie e LDK-së.

Sipas LDK-së, Vetëvendosje e ka futur Gjilanin në depresion të thellë ekonomik e politik.

“Mosinteresimi për projektet zhvillimore të Gjilanit, në veçanti për stadiumin e qytetit, hyrje-daljet Gjilan-Bujanoc dhe Gjilan – Prishtinë, Impitanti për trajtimin e ujërave të zeza, projekti i ujërave të bardha, Fshati i Lumtur, Tregu i Gjelbër dhe të gjitha llojet e tregjeve etj., neve na bënë të shqetësuar për shkak se Gjilani nga qendra e investimeve më të mëdha publike që financohen nga institucionet ndërkombëtare dhe Qeveria e Kosovës, ka rrëshqitur në një depresion të thellë politik e ekonomik”, thuhet në qëndrimin e LDK-së, të cilët kanë publikuar një listë të projekteve që pretendojnë që janë stopuar nga qeverisja aktuale në Gjilan.

Lajme të ngjashme