LDK vendos pllakë përkujtimore në ish-selinë e Shtabit të Brigadës 131 të UÇK-së
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku së bashku me bashkëpunëtorët kanë bërë zbulimin e pllakës përkujtimore në ish Selinë e Shtabit të Brigadës 131, të UÇK-së në fshatin Kotradiq.
Abdixhiku është shprehur se atje kanë nderuar familjen Sefaj për kontributin e dhënë në luftën për liri.
“Pas Strellcit, vazhduam në fshatin Kotradiq, ku zbuluam pllakën përkujtimore në ish Selinë e Shtabit të Brigadës 131, të UÇK-së. Nderuam familjen Sefaj për kontributin e dhënë në luftën për liri. Vazhduam në Baran, ku vumë lule te pllaka përkujtimore e ish Kazermës së Brigadës 131. Po vazhdojmë në Klinë, Has, Rahovec e Suharekë, në takime tjera me qytetarë!” – ka shkruar Abdixhiku.