LDK: Triumfi ishte shembull për të gjithë në Lidhjen Demokratike - NACIONALE

LDK: Triumfi ishte shembull për të gjithë në Lidhjen Demokratike

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vdeskjes së Triumf Feratit, të birit të veprimtarit të madh, Fadil Ferati.

Në reagimin në Facebook, nga LDK kanë thënë se "Triumfi ishte shembull për të gjithë në Lidhjen Demokratike të Kosovës, për përkushtimin dhe angazhimin e tij të paepur, në kauzat e vizionin e LDK-së në Istog e gjithandej Kosovës."

Reagimi:

Me trishtim të thellë, sot morëm lajmin e kobshëm për ndarjen nga jeta në moshë të hershme të Triumf Feratit, të birit të veprimtarit të madh, Fadil Ferati e vëllaut të Ilirit. Triumfi ishte shembull për të gjithë në Lidhjen Demokratike të Kosovës, për përkushtimin dhe angazhimin e tij të paepur, në kauzat e vizionin e LDK-së në Istog e gjithandej Kosovës.

Triumfi do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë si shembull i një djali të jashtëzakonshëm e një aktivisti të pandalur.

Lidhja Demokratike e Kosovës i shpreh ngushllimet më të sinqerta familjes Ferati.

Pusho në paqe, Triumf!

Lajme të ngjashme