LDK: Tarifat e vendosura nga ZRrE janë diskriminuese dhe krijojnë pabarazi - NACIONALE

LDK: Tarifat e vendosura nga ZRrE janë diskriminuese dhe krijojnë pabarazi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, në konferencën e sotme për medie, në kuadër të temës së krizës energjetike, ka ri shprehur qëndrimin e subjektit të saj për tarifat e vendosura nga ZRrE, për të cilat ka thënë se përveçse janë diskriminuese ato krijojnë edhe pabarazi të mëdha.

“Tarifat e vendosura nga ZRrE nuk janë të njëjta për të gjithë, ndaj dhe rrjedhimisht barrën financiare të një grupi të konsumatorëve të energjisë e bart mbi supe një grupi tjetër”, ka thënë Bajrami.

Kujtojmë se gjatë muajit maj të këtij viti, edhe Institucioni i Avokatit të Popullit ka reaguar ndaj tarifave të vendosura nga ZRrE, duke i vlerësuar ato si diskriminuese, ku njëkohësisht ka kërkuar nga ZRrE që të ndjek parimet e mosdiskriminimit etnik apo regjional, duke krijuar kështu barazi për të gjithë konsumatorët.

Lajme të ngjashme