LDK sot e çon Ligjin për Fondin Sovran në Gjykatën Kushtetuese
Lidhja Demokratike e Kosovës sërish do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Kësaj radhe, LDK-ja do të dërgojë Ligjin për Fondin Sovran në Gjykatë Kushtetuese. Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, do ta dorëzojë këtë ligj në Kushtetuese sot në ora 14:00.
“Deputeti Besian Mustafa,si përfaqësues i Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot, në ora 14:00 dorëzon Ligjin 08/l-238 për Fondin Sovran në Gjykatën Kushtetuese”, thuhet në komunikatën e LDK-së.