LDK shumë shpejt me Podcaste, do të shpalosin programin politik ‘Rruga e re’ - NACIONALE

LDK shumë shpejt me Podcaste, do të shpalosin programin politik ‘Rruga e re’

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se janë duke u bërë përgatitjet e fundit në LDK për nisjen e serisë diskutuese ‘Rruga e Re’ Podcaste.

Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, është shprehur i lumtur, duke thënë se do të ketë folës, ide e prezantime të detajuara të programit të tyre politik ‘Rruga e Re’.

Postimi i plotë:

I lumtur, jashtëzakonisht i lumtur të shpalos para jush përgatitjet e fundit që po bëhen në LDK para nisjes së serisë diskutuese ‘Rruga e Re’ Podcast.

Folës, ide e prezantime të detajuara të programit tonë politik ‘Rruga e Re’, vlerave identitare e vet vizionit tonë për të ardhmen. Kemi dëgjuar, tani do të flasim - për të ardhmen.

Kosova meriton më mirë. Kosova mundet më shumë.

Lajme të ngjashme