LDK: Qeveria po mashtron qytetarët me keqinterpretime të shifrave lidhur me zhvillimin ekonomik
Në një intervistë në RTV Dukagjini, Jehona Lushaku-Sadriu, Kryetarja e Forumit të Gruas në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), ka bërë kritika të forta ndaj qeverisë aktuale. Në kontekstin e zhvillimeve të fundit, Lushaku-Sadriu e akuzoi pushtetin për "mashtrim me shifra".
Lushaku-Sadriu ka thënë se pushteti aktual po i mashtron qytetarët me keqinterpretime të shifrave ekonomike për të krijuar një peizazh në dukje të mirë të gjendjes ekonomike.
“Kryeministri është i paaftë dhe po i shkakton vendit probleme. Qeveria po mashtron me keqinterpretime të shifrave të ndryshme sa i përket zhvillimit ekonomik. Kjo qeveri po i mashtron qytetarët me të dhëna. Ata duhet ta kuptojnë që kjo qeveri po mashtron vazhdimisht. Këtë e bëjnë partitë popullsitë”, tha Lushaku.
Ndërkaq, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka deklaruar se "tashmë jemi mësuar të shohim video që mashtrojnë qytetarët me propagandën e tyre”.
“Kjo qeveri e ka humbur edhe kuptimin e funksionimit të mandatit qeverisës që e ka fituar nga qytetarët. Unë e quaj vera e skandaleve të mëdha. Njëri skandal ishte se si një anëtar i partisë në pushtet, ai ka helmuar trevat shqiptare me lëndë narkotike. Po ashtu kemi pasur skandalin me rezervat shtetërore”, ka thënë Zemaj.