LDK qëndron përkrah popullit izraelit: Sulmet terroriste janë të papranueshme - NACIONALE

LDK qëndron përkrah popullit izraelit: Sulmet terroriste janë të papranueshme

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lidhja Demokratike e Kosovës i ka dënuar ashpër sulmet e sotme të Hamasit ndaj shtetit të Izraelit.

Përmes një njoftimit për media, kjo parti ka vlerësuar se kryetari Abdixhiku qëndron përkrah popullit të Izraelit.

Sipas LDK-së, sulmet terroriste janë të papranueshme.

“Lidhja Demokratike e Kosovës dënon ashpër sulmin terrorist dhe qëndron përkrah popullit izraelit. Sulme të tilla terroriste janë të papranueshme dhe i dënojmë fuqishëm. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku qëndron e solidarizohet me presidentin Isaac Herzog dhe popullin izraelit në këto momente shumë të vështira e të rënda për ta. Kryetari Abdixhiku po ashtu u shpreh ngushëllime të gjithë atyre që humbën më të dashurit e tyre”, është thënë në njoftimin e LDK-së.

Lajme të ngjashme