Abdixhiku prezanton 30 kandidatët e Degës së Prishtinës për Kuvendin e Kosovës - NACIONALE

Abdixhiku prezanton 30 kandidatët e Degës së Prishtinës për Kuvendin e Kosovës

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, prezantoi listën prej 30 kandidatëve të propozuar nga pesë degët e LDK-së në Prishtinë, duke e cilësuar atë si ekipin më të përgatitur, më përfaqësues dhe më të denjë për Kryeqytetin në Kuvendin e Kosovës.

Abdixhiku u shpreh se është krenar për secilin prej kandidatëve dhe i bindur në fitoren e LDK-së në Prishtinë, duke theksuar se kryeqyteti “do të flasë sërish i pari”. Ai vuri në dukje se lista është përbërë nga profesionistë me integritet, përvojë dhe njohje të thellë të zhvillimeve në Kryeqytet dhe në nivel kombëtar.

Një nga pikat kryesore të prezantimit ishte përfaqësimi i barabartë gjinor. Abdixhiku theksoi se 50% e listës janë gra, jo si shifra formale, por si lidere, profesioniste e aktiviste të dëshmuara, të cilat sipas tij përfaqësojnë standardin e LDK-së për përfaqësim modern dhe evropian.

Në përmbyllje, kreu i LDK-së u bëri thirrje qytetarëve të Prishtinës që të zgjedhin shpresën dhe një vizion qytetar për të ardhmen e Kryeqytetit.

E plotë:

Lajme të ngjashme