LDK në Prishtinë: 200 shërbime shëndetësore në ditë për qytetarët - NACIONALE

LDK në Prishtinë: 200 shërbime shëndetësore në ditë për qytetarët

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka vazhduar me prezantimin e punëve të drejtorive të Komunës së Prishtinës.

Udhëheqësi i kësaj drejtorie, Izet Sadiku, përmes një video ka treguar për rritjen e shërbimeve shtëpiake shëndetësore.

Shërbimi shtëpiak është shërbim i cili i ofrohet në shtëpi çdo qytetari i cili për arsye shëndetësore ose për shkak të moshës nuk mundet ta marrë shërbimjn në institicionet shëndetësore në kryqytet”, thotë Sadiku në video.

Zakonisht ka ofruar rreth 70 shërbime dhe vizita në ditë. Në dy vitet e fundit, ne kemi rritur këtë shërbim dhe tash e dy vite kemi 4 ekipe mjekësore të cilat punojnë 7 ditë të javës nga 12 orë. Pra, nga 5 ditë të javës me 8 orë pune, tani kemi 7 dite në javënga 12 orë. Pra nga 70 në 200 shërbime në ditë”, thotë Sadiku.

Lajme të ngjashme