LDK mirëpret rrëzimin e Ligjit për KPM-në: Konfirmon shkelje të rënda të parimeve kushtetuese - NACIONALE

LDK mirëpret rrëzimin e Ligjit për KPM-në: Konfirmon shkelje të rënda të parimeve kushtetuese

1 vit më parë

nga NACIONALE

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese që shpalli jokushtetues Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave.

Sipas LDK-së, vendimi konfirmon shkelje serioze të parimeve kushtetuese që garantojnë pavarësinë institucionale, lirinë e shprehjes dhe pluralizmin medial.

“Lidhja Demokratike e Kosovës mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave, ligj të cilin LDK-ja e kishte kontestuar në po këtë Gjykatë. Ky vendim konfirmon shkelje të rënda të parimeve kushtetuese që garantojnë pavarësinë institucionale, lirinë e shprehjes dhe pluralizmin medial në Republikën e Kosovës.” – thuhet në reagim mes tjerash.

Lajme të ngjashme