LDK kundër zvogëlimit të pagave në drejtësi: Qeveria e goditi sistemin
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës po kërkojnë nga Qeveria që ta bëjë anulimin e vendimit për zvogëlimin e pagave për sistemin e drejtësisë.
Sipas koordinatorit të Departamentit për Rend dhe Ligj në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), Shkëmb Manja në një konferencë për medie tha se me vendimin për uljen e pagave të prokurorëve e gjyqtarëve, Qeveria i dha goditjen më të rëndë sistemit të drejtësisë.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës është e vetmja në botë që në kohë të inflacionit i zvogëlon pagat.
“LDK-ja e kundërshton uljen e pagave ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve. Qeveria i dha goditje sistemi të drejtësisë, në momenti kur ishim në pritje të rritjes së pagave”
“Kjo është Qeveria e vetme në botë që në kohë të inflacionit i ul pagat, kjo është një nga goditjet më të rënda. Vendimi skandaloz cenon punën edhe ashtu të cenuar. Ulja e pagave nënkupton ikjen nga sistemi i drejtësisë, nënkupton ngadalësimin e trajtimit të rasteve”, tha ai.