LDK: Kosova në krizë funksionale, shteti rrezikohet nga izolimi dhe polarizimi
Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar një deklaratë politike të dalë nga Kuvendi i saj, përmes së cilës ka ngritur alarmin për situatën aktuale politike, institucionale dhe shoqërore në vend.
Sipas LDK-së, Kosova po kalon një fazë të ndërlikuar, të karakterizuar nga një "krizë e heshtur funksionale". Partia opozitare vlerëson se institucionet janë të polarizuara dhe se dialogu politik e kompromisi demokratik janë zëvendësuar me përjashtim dhe imponim.
Në komunikatë thuhet se Kosova po kalon një fazë të ndërlikuar, të karakterizuar nga një "krizë e heshtur funksionale". Partia opozitare vlerëson se institucionet janë të polarizuara dhe se dialogu politik e kompromisi demokratik janë zëvendësuar me përjashtim dhe imponim.