LDK-ja thotë se krijoi shumicë të re në Prishtinë - NACIONALE

LDK-ja thotë se krijoi shumicë të re në Prishtinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) thotë se e ka krijuar shumicën e re në Asamblenë Komunale të Prishtinës, duke siguruar kështu përsëri stabilitet qeverisës në kryeqytetin që udhëhiqet nga kryetari Përparim Rama.

Në Asamblenë Komunale është miratuar rendi i ditës dhe si pikë e parë e tij ishte shkarkimi i Kryesuesit Fehmi Kupina, i cili ditë më parë iu bashkua veprimeve të partive opozitare që shkarkuan aksionarët e Ndërmarrjeve Publike në Prishtinë në përpjekje për të ndërruar bordet dhe kryeshefët e tyre.

Sot, në Asamblenë e Prishtinës është propozuar edhe anulimi i vendimit të marrë nga opozita para disa ditësh në një seancë të jashtëzakonshme.

Lajme të ngjashme