LDK-ja sot e mban Kuvendin, ende nuk është zbardhur rendi i ditës
Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbajë Kuvendin e saj të punës.
Ende nuk është e qartë se cila do të jetë agjende e këtij kuvendi.
Në njoftimin e djeshme të LDK-së janë dhënë shumë pak detaje.
Sipas njoftimit, media do të mund të përcjellin vetëm fjalimin e kryetarit Lumir Abdixhiku.
“Ju njoftojmë që nesër (e shtunë), datë 31 janar 2026 Lidhja Demokratike e Kosovës mban Kuvendin e punës. Kuvendi fillon punimet nga ora 12:00. Mediet ftohen të përcjellin fjalën e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Lumir Abdixhiku pastaj do të lirojnë sallën, ndërsa pas Kuvendit do të ketë deklarim”, është thënë në njoftim.