LDK-ja sot dorëzon kallëzim penal ndaj Kurtit dhe ministrave që zgjedhur deputetë
Lidhja Demokratike e Kosovës sot në ora 13:15 do të dorëzon kallëzim penal ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Kallëzimi penal është për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe tejkalim të autorizimeve ndaj Albin Kurtit dhe ministrave në detyrë që janë rizgjedhur deputetë.
Sot (e enjte), në orën 13:15, Lidhja Demokratike e Kosovës dorëzon kallëzim penal për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe tejkalim të autorizimeve ndaj ish-Kryeministrit Kurti dhe ish ministrave, të rizgjedhur deputetë. Vendi: Prokuroria Speciale, Prishtinë”, thuhet në njoftimin e LDK-së.