LDK-ja përkujton zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale - NACIONALE

LDK-ja përkujton zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale

1 vit më parë

nga NACIONALE

Lidhja Demokratike e Kosovës i ka përkujtuar para parlamentare dhe presidenciale, të cilat janë mbajtur 24 maji të vitit 1992.

Përmes një komunikate për media, LDK-ja ka vlerësuar se kjo është një datë historike që shënon një moment të rëndësishme në historinë e Kosovës.

Sipas LDK-së, ato zgjedhje shënojnë fillimin e rrugëtimit të vështirë drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë.

“24 maji i vitit 1992 është një datë historike që shënon një ndër momentet më të rëndësishme në zhvillimin e demokracisë dhe shtetësisë së Kosovës. Në këtë ditë u mbajtën zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale në një Kosovë të trazuar nga lufta, që po vinte pashmangshëm, por edhe e frymëzuar nga shpresa për një të ardhme të lirisë dhe pavarësisë. Zgjedhjet e 24 majit përbënin jo vetëm një ngjarje të rëndësishme elektorale, por edhe fillimin e një rrugëtimi të gjatë e të vështirë drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë, me synimin për ta parë Kosovën një ditë si një shtet të pavarur dhe demokratik”, është thënë në njoftimin e LDK-së.

Lajme të ngjashme