LDK-ja nuk e bojkoton adresimin e presidentes, edhe Abdixhiku arrin në Kuvend
Ndryshe nga dy partitë tjera opozitare, LDK-ja do të marrë pjesë në adresimin vjetor të presidentes Osmani para Kuvendit të Kosovës.
Në seancën, e cila pritet të fillojë së shpejti, kanë filluar të mblidhen edhe deputetët e LDK-së.
Në pamje shihet se në seancë është edhe kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.
PDK-ja dhe AAK-ja kanë bërë me dije se do ta bojkotojnë këtë seancë.