LDK i del në ndihmë Qeverisë për zgjidhjen e krizës ekonomike
Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kërkuar nga Qeveria që të nisë dialogun me sindikalistët dhe të procedojë me Ligjin për Pagat.
Përmes një komunikate, LDK ka shprehur gatishmëri që të ofrojë ekspertizën e tyre për t’i gjetur zgjidhje krizës ekonomike.
“Lidhja Demokratike e Kosovës ka mirëpritur lajmin për ekzekutimin e pagave për mesimdhënësit dhe zyrtarët publik në komunat tona. Thirrjet tona për çështje të tilla, dëshmojnë edhe njëherë që Qeveria është e papërgjegjshme ndaj vendimeve të saj. Mos ekzekutimi i pagave sidomos për muajin gusht gjatë pushimit kur nuk ka pasur asnjë efekt si dhe dënimi kolektiv është rast i paprecendet që nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e arsimit në vendin tonë. LDK i bën thirrje edhe njëherë Qeverisë që të ulet dhe të nis dialogun social me të gjithë sindikalistët dhe jo të komunikojë në distancë përmes deklaratave të shkurta që në këtë kohë krize përveç se janë ofendim, është edhe gabim dhe thellon edhe më tutje krizën që po përballemi sot”, thuhet në komunikatën e LDK-së.