“LDK është jashtëzakonisht mirë, AAK-së dhe Nismës suksese”: Bajrami i përgjigjet ‘thirrjes’ së Haradinajt
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, pyetur rreth deklarimit të Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj se “mbeten të hapur” për bashkëpunim edhe me PDK-në dhe LDK-në pas koalicionit parazgjedhor me Nisma-n, ka thënë se LDK-ja, tash për tash, në matje qëndrojnë “jashtëzakonisht të mirë” dhe se nuk kanë nevojë për koalicion. Ajo u ka uruar “vetëm suksese” AAK-së dhe Nisma-s.
“Ne nuk e shohim, në këtë moment, as edhe një nevojë që të kemi koalicione parazgjedhore. Jemi duke punuar, tani jemi duke e hartuar agjendën me aktivitete në terren për vitin 2024. Jemi partia e vetme që e kemi programin qeverisës të gatshëm, do të dalim ta diskutojmë me qytetarët por sa i përket koalicionit të djeshëm, ne vetëm ju urojmë suksese”, tha ajo në Fronat të T7.