LDK bashkë: Lutfi Haziri publikon foto me Doarsa Kica – Xhelilin
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka publikuar një fotografi me deputeten Doarsa Kica – Xhelili, e cila kaloi në këtë parti pas largimit nga lista “Guxo”.
Haziri bashkëngjitur fotografisë ka shkruar “LDK bashkë”.

Vlen të theksohet se Kica-Xhelili sonte pritet që të deklarohet lidhur me largimin e saj nga partia e Vjosa Osmanit dhe kalimin në LDK.
Deputetja në fjalë mori reagime të ashpra, sidomos nga eksponentët e Lëvizjes Vetëvendosje, pas largimit të saj.