Lavrov akuzon BE-në se “po kënaqin Kurtin”
Ministri i Jashtëm më non-grata rus botërisht, Sergej Lavrov, është lëshuar në vlerësime rreth procesit të dialogut Kosovë-Serbi nën fascilitimit e Brukselit, për çka ka thënë se “Bashkimi Evropian...kënaq Kurtin” teksa i ka qëndruar linjës propagandistike ruse të narracionit rreth Kosovës.
Lavrov madje akuzoi mes tjerash BE-në se “po ndërrojnë marrëveshjet” mes Kosovës dhe Serbisë “në mënyrë që serbët të mbesin pa të drejta”, duke u thirrur edhe në mosthemelimin e Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe të dakorduar në vitin 2013.
“BE s’mund të bëjë gjë rreth kësaj. E vetmja gjë që kanë arritur të bëjnë është të vinë me ide që kënaqin (Kryeministrin e Kosovës) Albin Kurtit, për ta kënaqur Prishtinës, për të amandamentuar këtë marrëveshje që serbët e veriut të Ksoovës të mos kenë të drejta, që këto të drejta të jenë absolutisht artificiale, derisa qeveria e përnjëmendtë mbetet në duart e shqiptarëve”, ka thënë Lavrov, siç e citoi N1.
Veç kësaj, kryediplomati rus shprehet se “faktori shqiptar në Ballkan është shumë serioz” dhe se “problemi mund të shpërthejë”.
“BE duhet të turpërohet sepse më 2013 e trumbetonin si sukses se kanë zgjidhur çështjen e Kosovës”.
"Tani që ata (BE) janë të nevojshme për zbatimin e marrëveshjes, ata po tërhiqen në favor të palës që është më afër tyre në këtë rast. Dhe, natyrisht, shqiptarët e Kosovës janë më afër tyre sepse u betuan se ata duan të hyjnë në NATO, se duan të hyjnë kudo dhe të ndjekin me besnikëri udhëzimet e BE-së”, tha ministri non-grata rus.