Lavdërohet Haxhiu, Miftaraj ia përmend Martin Berishajn
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ftuar në emisionin 'Rubikon' të Klan Kosova, ka thënë se Qeveria Kurti nuk është e korruptuar.
E Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, pas deklarimit të Haxhiut e pyeti Haxhiun nëse është e sigurt duke ia përmendur rastin e Martin Berishajt e disa të tjerëve.
’A jeni e sigurt. Shumë e sigurt? Kemi Martin Berishajn psh. Kemi rastin e fundit që është arrestuar zyrtari i Vetëvendosjes, prandaj këtë s’duhet thënë me absolut’’, tha ai në Rubikon.
’E kemi Agjencionin Kundër Korrupsionit. S’jam unë agjencioni’’, tha Haxhiu.