Latifi kthehet nga ekskursioni, e pret në ministri eurodeputetin austriak
Pas një udhëtimi në Greqi ku nuk munguan as shkrepjet nga hapësirat historike, ministry ‘avanturier’ i Shëndetësië, Rifat Latifi, është kthyer në Kosovë.
Ai do ta pres sot në një takim deputetin e Parlamentit Evropian, Lucas Mandl.
Takimi do të zhvillohet nga ora 10:30 në Ministrinë e Shëndetësisë.
Rifat Latifi është kritikuar mjaft shumë për udhëtimet e tij të shpeshta në Amerikë e Evropë, dhe dështim në menaxhimin e shëndetësisë në vend.