Latifi pas Exit Poll-eve: Populli s’ia përmbushi pritjet asnjërës parti, ka mundësi shkojmë në zgjedhje të reja
Pas publikimit të tre Exit Poll-eve pas mbylljes së qendrave të vendvotimit ku VV-ja lëkundet mes 37% dhe 40%, PDK mes 21 dhe 23, LDK mes 19 dhe 21, e AAK në 8% - filozofi Blerim Latifi tha se këto zgjedhje nuk i përmbushën pritjete anjërës parti.
“Ky rezultat tregon që populli nuk ia ka përmbushur pritjet asnjërës prej partive sepse Vetëvendosja ka pasë një qëllim arrogant, të madh që ta tejkalojë rezultatin e para katër vjetëve. Është pritur se nuk do ta arrijë, megjithatë edhe ky rezultat prej 37% është i konsiderueshëm”, tha Latifi.
“Të gjitha partitë janë të pakënaqura sepse të nesërmën kur do të certifikohet ky rezultat i pret një periudhë shumë e vështirë në kuptimin që së pari duhet të punohet shumë për të vendosur kontaktet për të parovuar një lloj koalicioni sepse ky rezultat e kthen Kosovën në atë normalitetin e vitit 2021 kur qeveritë kanë qenë rezultat i koalicioneve dhe marrëveshjeve shumë komplekse në mes tyre”.