Latifi: Nëse vazhdon ky debat për Radojiçiqin do të bëhet personaliteti i vitit 2023
Analisti Blerim Latifi ka përmendur se si Vetëvendosje sa ishte në opozitë ua kishte përmendur kundërshtarëve të saj partiakë takimet me Milan Radojiçiq.
Këta, sipas tij tash po ia kthejnë me të njëjtën monedhë.
“Sidoqoftë, nëse vazhdon ky debat gjithëkosovar për Radojçiqin, ky tipi në fund ka me fitu epitetin e personalitetit të vitit 2023.” – ka shkruar tutje ai.
Postimi i plotë:
Vetëvendosja për një kohë të gjatë ua pat nxi jetën kundërshtarëve të saj partiakë duke ua përmendur natë e ditë takimet me Radojçiqin. Tash këta po ia kthejnë me të njëjtën monedhë. Krejt sipas ligjit të lashtë të njerëzimit, lex talionis: sy për sy, dhëmb për dhëmb, gjak për gjak, përgjim për përgjim, Radojçiq për Radojçiq. Sidoqoftë, nëse vazhdon ky debat gjithëkosovar për Radojçiqin, ky tipi në fund ka me fitu epitetin e personalitetit të vitit 2023.
Ramadan Shabani, pleqnari i famshëm nga Kijeva, njëherë, derisa po rrinte me një plak tjetër duke e parë se si Drini kishte vërshuar dhe po përmbyste gjithçka që gjente përpara, i tha tjetrit: Shoq, njikshtu si Drini tash asht edhe budallaku; kur fryhet shumë e del prej shtratit na i prishë odat, kuvendet e burrninë.