Latifi: Ka me ecë tutje edhe Bosnja e Hercegovina - ne kemi me mbetë shumë prapa
Sipas këtyre veprimeve që po ndërmerr Kosova në politikën e jashtme, sipas profesorit Blerim Latifi, shteti ynë do të jetë shumë prapa sa i përket integrimeve evropiane.
Në emisionin “Pressing” në T7, Latifi tha se Bosnja dhe Hercegovina do të anëtarësohet në BE para Kosovës.
“Unë e konsideroj se të gjitha përpjekjet e politikës kosovare duhet të bëhen në atë drejtim, që ta mundësojnë një presion më të madh të BE-së, posaçërisht të SHBA, që procesi i dialogut me Serbinë të ringjallet. Nëse duam që të zhbllokohemi, se nëse vazhdojmë me këtë mënyrë të trajtimit të kësaj çështje, unë shumë jam i bindur që do të krijohet një shpejtësi e katërt e integrimit. Shqipëria e Maqedonia kanë me ec tutje, ka me ec tutje edhe Bosnja e Hercegovina e ne kemi me mbet shumë prapa”, tha Latifi.
