Latifi: Isha në shok kur Kurti vendosi të më emëroj ministër të shëndetësisë - NACIONALE

Latifi: Isha në shok kur Kurti vendosi të më emëroj ministër të shëndetësisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri i shëndetësisë, Rifat Latifi, ka rrëfyer për momentet kur kryeministri Kurti, e ftoi atë, t’i bashkangjitej kabinetit të tij.

Në një intervistë për “The Ballkanista” shokin që e mori nga kjo ftesë, e përshkruan me goditje të rrufesë, në pikë të ditës.

Kur z.Kurti më thirri në telefon, ishte një nga surprizat më të mëdha të jetës sime. Kurre se kisha menduar se do të më ndodhte kjo lloj gjëje mua. Mund të më godiste rrufeja në pikë të ditës, por jo kjo”, thotë Latifi.

Ai e përshkruan këtë si një moment shoku, derisa tregon edhe si iu përgjigj Kurtit.

Isha në shok. Jo shumë gjëra mund të më shokojnë mua, por në këtë pikë isha i shokuar sepse s’dija çfarë të bëja. S’më kishte ndodhur kurrë përpara. I thash, “Faleminderit, jam në shok, dhe se do të të njoftoj”, vazhdon rrëfimin Latifi.

Pas bisedës me Kurtin, thotë se foli me familjen dhe vendosi që të kthehej në Kosovë për të marrë drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Mendova gjatë dhe shumë. Mund të gjeja qindra arsye për të thënë jo- Jam në krye të lojës, jeta ime është këtu, jeta ime është e mirë, kam shtëpi të mirë, blah blah blah. Por, e kisha një problem. Si do t’ju thoja fëmijëve të mi se njëherë e kisha mundësinë ta ndihmojë Kosovën, por thash jo? Për atë arsye, dhe që të mos ankohem për situatën atje më, thash po”.

Kujtojmë se Latifi është njëri ndër ministrat më të kritikuar të qeverisë Kurti II, e sidomos për udhëtimet e tij të shumëta jashtë vendit.

Lajme të ngjashme