Latifi: Ata e nënshkruan, ky do ta zbatojë, tëtë vite të humbura kot
Analisti politik Blerim Latifi ka komentuar marrëveshjen e mbrëmshme në Ohër, duke e quajtur si të vonuar.
Sipas Latifit, marrëveshjet që u nënshkruan më 2015, tashmë do të zbatohen nga Kurti. Sipas tij këto tetë vite janë humbur kot.
Statusi i plotë i Latifit:
Ata e nënshkruan, ky do ta zbatojë!
2015- 2023, tetë vite më shumë në kronikën e gjatë të viteve të humbura kot të këtij populli.
Një urti e moçme thotë se edhe nga humbjet mund të fitohet diçka: mësimi nga gabimet. Në rastin konkret ky mësim është çlirimi i politikës nga pesha e dëmshme e demagogjive mashtruese dhe populizmit elektoral.
A kemi me qenë në gjendje ta përvetësojmë e jetësojmë këtë mësim?
Nuk e di.