Largimi i flamurit të UÇK-së nga "Air Albania", OVL-UÇK: Na dhemb zemra oj nanë Shqipni - NACIONALE

Largimi i flamurit të UÇK-së nga "Air Albania", OVL-UÇK: Na dhemb zemra oj nanë Shqipni

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pas largimit të flamurit të UÇK-së nga stadiumi “Air Albania” gjatë ndeshjes kundër Serbisë, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur zhgënjimin dhe indinjatën e thellë për këtë veprim, të cilin e cilëson si një fyerje ndaj gjakut të derdhur për liri.

Në reagimin e saj, OVL UÇK thekson se simboli i flamurit përfaqëson më shumë se një shenjë identitare – ai është amaneti i dëshmorëve dhe kujtesa e sakrificës së atyre që nuk u kthyen kurrë në shtëpi.

“Na dhemb zemra oj nanë Shqipni. Kur preket flamuri i UÇK-së, preket gjaku i Dëshmorëve tanë. Preket amaneti i tyre,preket liria për të cilën ata ranë. Ai flamur është varri i atyre që s’u kthyen kurrë, është kujtimi i atyre që jetojnë përherë në ndërgjegjen tonë. Të na thuhet se nuk ka vend për të në tokë shqiptare, është një therje në shpirt për çdo familje Dëshmori, për çdo luftëtar, për çdo zemër që rreh shqip”, thuhet mes tjerash në reagim.

Lajme të ngjashme