Largimi i Ben Emmersonit, Mahmuti: Goditja më e rëndë ndaj luftës çlirimtare
Bardhyl Mahmuti, ish-përfaqësues i lartë i UÇK-së, ka shkruar në lidhje me largimin e avokatit të Kadri Veselit në Gjykatën Speicale, Ben Emmerson.
Duke komentuar arsyet e përfolura për largimin e Emmersonit, Mahmuti ka shkruar se kjo është goditja më e rëndë që i është dhënë mbrojtjes së luftës çlirimtare të Kosovës.
“Vazhdojnë goditjet me thika në shpinë të UÇK-së!
Veprimet që detyruan avokatin me famë botërore, Ben Emmerson, të largohet nga procesi i sajuar gjyqësor kundër UÇK-së në Hagë është goditja më e rëndë që i është dhënë mbrojtjes së luftës çlirimtare të Kosovës!
Ne heshtim ndërkohë që argatët e Serbisë bëjnë punën e vet!” – ka shkruar ai.