Lansohet aplikacioni për deklarimin e adresës për shtetasit e huaj në Kosovë
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për lansimin e një aplikacioni të ri që u mundëson qytetarëve të huaj që vizitojnë Kosovën të deklarojnë adresën e qëndrimit të tyre.
Sipas njoftimit, aplikacioni do të jetë i disponueshëm për shkarkim në të dy sistemet për telefona mobil, Android dhe iOS (iPhone). Përveç aplikacionit, deklarimi i adresës do të mund të bëhet edhe përmes platformës në ueb në kuadër të Policia e Kosovës.