Lajmi për atentat ndaj Kurtit pritet të diskutohet në mbledhjen e Bordit të RTK-së - NACIONALE

Lajmi për atentat ndaj Kurtit pritet të diskutohet në mbledhjen e Bordit të RTK-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Raportimi për atentat ndaj kryeministri të Kosovës, Albin Kurti, nga ana e transmetuesit publik (RTK), pritet që të jetë temë diskutime në mbledhjen e radhës të Bordit te Radio Televizionit të Kosovë.

Siç mëson Nacionale, përveç pikave të rendit të ditës që janë paraparë, në këtë mbledhje do të diskutohet edhe për raportimin për atentat ndaj Kurtit.

Mbledhja e Bordit të RTK-së do të mbahet në ora 17:15.

Kjo kronikë e transmetuar në lajmet qendrore të RTK-së, ka nxitur reagime të jashtëzakonshme në rrjetet sociale.

RTK është kritikuar për propadandë dhe është kërkuar sqarime nga ana e tyre.

Në anën tjetër, sa i përket atentati, ka folur edhe kryeministri Kurti, i cili ka thënë se kërcënimet ndaj tij i kanë rrënjët në Beogradin zyrtar

Unë kam mësuar që ka shumë kërcënime nga individë e struktura të cilët i kanë rrënjët në Beogradin zyrtar. Por unë sa erdha nga Shkupi, nuk jam ndjerë i rrezikuar, veç se kam parë që kishte shumë forca policore që u kujdesen për këtë mbledhjen që e mbajtëm në Shkup me Partitë Socialdemokrate.” – ka thënë ai.

Megjithatë, për raportimin e RTK-së për atentat ndaj Kurti, nuk ishte në dijeni u.d. Kryeprokurori i shtetit Besim Kelmendi, e as Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Blerim Isufaj,

Lajme të ngjashme