Shpërthejnë talljet me raportimin kontraverz të RTK-së për "tentim atentatin" ndaj Kurtit: S'ia botojnë as demantin RMV-së
Një raportim sot i Radio Televizionit të Kosovës (RTK) ku pretendohej se mbrëmë në Shkup është “tentuar antentat” ndaj Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit prodhoi alarm në mesin e qytetarëve, por ama edhe plot humor.
Qysh prej mënyrës së dhëniet të “lajmit” e deri te shtjellimi i saj që ishte aq i dobët dhe i mangët; ky raportim – e më së shumti logjika e saj – u shndërrua anëegjerë rrjeteve sociale edhe në argëtim të pastër; jo me kërcënimin në potencial si të tillë, por te përçimi krejtësisht kontroverz nga transmetuesi publik.
Për më tepër u demantua nga vetë Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut, për të cilët RTK raportoi se kanë angazhuar mbrojtje shtesë policore ndaj Kurtit me të pranuar informacionet nga “burime të sigurta”.
Për ta bërë edhe më humoroze krejt këtë rrëfim, RTK as që e botoi reagimin e Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë së Veriut, duke i qëndruar tekstit të saj, të ndërtuar esencialisht, gjykuar nga teksti, me ngjyrime konspirativiteti.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zëdhënësi i tij, Përparim Kryeziu, s’e mohuan as pohuan, por thanë se kanë vërejtur në Shkup “janë parë forca të shumta të rendit”; gjë që përbën protokoll zyrtar të sigurisë në cilindo shtet që vizitohet nga krerë tjetër shtetesh.
I pari që reagoi me një humor pickues ishte gazetari Lirim Mehmetaj, i cili shkroi se “edhe Pamfleti është më serioz në raportim” teksa konstatoi edhe se “kështu do të duket RTK çdo ditë e më shumë”.
Mehmetaj madje u lëshua në parodizim të plotë duke përqeshur logjikën e vetë ndërtimit të raportimit nga RTK-ja (që Mehmetaj e jep për të mirëqenë si spin të vetë pushtetit).
“Lajmi i Fundit: Serish atentat ndaj kryeministrit Rruges nga Maqedonia e Veriut per ne Kosove, vetura e kryeministrit ra ne nje grope. Sic meson RTK-ja gropa eshte hapur nga nje grup i mireorganizuar me baze ne Beograd. Planin e atentatit per RTK-ne e ka zberthyer ministri Xhelal Svecla”, ka shkruar Mehmetaj
"Ideja ishte qe nga turbulenca qe do shkaktonte gropa, kryeministri ta godiste me koke tavanin e vetures dhe te pesonte demtime ne talamus dhe hipotalamus. Qellimi i falangave serbe ishte qe te demtohej sistemi parasimpatik i kryeministrit tone", tha Svecla ne shpalosjen e ekspertizes se tij.RTK fton qytetaret te mos bejne panike, truri i kryeministrit vazhdon te jete i paprekur, njofton mediumi kredibil”, e vazhdoi humorshëm logjikën ai.
Për gazetarin Ilir Mirena – krejt ky “tentim atentat” i pretenduar-raportu nga RTK – në fakt përbën “Kepë të Shkupit”; e që për më tepër, e vlerësoi për “pa kreativitet”.
“Kepa e Shkupit qe u mundu me na e lshu televizioni shteteror qe drejtohet nga militante te VV’se, per kinse atentate ndaj shefit te tyre, Albin Kurti… Lodhte, shume lodhte! S’po ka mo as kreativitet…😊”, shkroi Mirena.
Gazetari i Nacionales, Berat Buzhala, gjithashtu s’e la pa e ngjyer këtë rrëfim në rridikulë – por, përmes një tjetër personazhi – të rezervistit të FSK-së, Zotriut të Parë, e çkah-mos tjetër, Prindon Sadriut.
“Ky eshte pjesetari i forcave komando qe u kujdes per sigurine e Kryeministrit Kurti, ne momentin qe ky i fundit u kercenua me vrasje nga Beogradi”, shkroi Buzhala.
"Sikur edhe nje gisht t'i mungoje Kurtit, shkon koka e Aleksandrit", deklaroi djaloshi ne foto, i cili per arsye te modestise nuk deshiron te identifikohet. Femrat po çmenden pas tij. Rrespekt”, shkroi mes tjerash gazetari i Nacionales.