LAJMI I FUNDIT: Vritet një grua në Prishtinë, arrestohet burri nën dyshime për vrasje
Mëngjesin e së premtës policia e Kosovës është njoftuar për një vrasje në Prishtinë.
Rreth orës 04:40 të së premtës, policia ka pranuar informatën për një trup të pa jetë në një shtëpi në rrugën "Mark Isaku" në Prishtinë.
Nacionale, mëson se është burri I dyshuari 70 vjeçar ai I cili e ka vrarë gruan e tij 63-vjeçe.
Ndërkohë sipas policisë, bazuar në hetimin preliminar si dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes me urdhër të prokurorit të shtetit, rasti është cilësuar vrasje e rëndë.
Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person i dyshuar:
I. G, mashkull 70 vjeç.
"Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit të shtetit, është intervistuar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës, femër 63 vjeç, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion", i tha Nacionales Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës./Nacionale.com/