Lajmëroi në gjendje të dehur rrejshëm Policinë, arrestohet gruaja nga Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar një grua e cila në gjendje të dehur lajmëroi rrejshëm policinë se kinse në një lokal ka armë, në Ferizaj.
Pas kontrollimit të lokalit, policia nuk gjeti asgjë ndërsa pas hetimeve arriti ta identifikojë të dyshuarën e cila lajmëroi rrejshëm policinë.
E dyshuara është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë i PK-së:
LAJMËRIM I RREMË
Ferizaj 06.09.2022 – 22:30. Pas një informate se në një lokal në Ferizaj ka armë, policia ka kontrolluar lokalin në fjalë dhe nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar e dyshuara femër kosovare e cila gjatë intervistimit e ka pranuar se derisa ka qenë në gjendje të dehur e ka lajmëruar rrejshëm policinë. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.