Lajmërohet Fitore Pacolli pasi analisti ndjeu mungesën e saj - NACIONALE

Lajmërohet Fitore Pacolli pasi analisti ndjeu mungesën e saj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, është lajmëruar duke komentuar votimin e Komitetit për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE) pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se tani kanë mbetur vetëm edhe dy hapa deri në vendimin përfundimtar.

Nga sot kanë mbetur vetëm edhe dy hapa që të përmbyllet me sukses çështja e liberalizimit të vizave: votimi në seancën plenare të Parlamentit Evropian, votimi në Këshillin e Ministrave të BE-së. Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE) i Parlamentit Evropian, me shumicë votash ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën”, ka shkruar Pacolli.

Më herët, analisti Ilir Mirena e ka bërë një postim në Facebook duke e ndier mungesën e Fitore Pacollit.

Mirena ka pyetur për vendndodhjen e zonjës Pacolli, pasi ajo ka kohë që s’është parë në publik, ndonëse ka qenë aktive në Facebook.

Ku është morë Fitore Pacolli?” – pyet mendueshëm z. Mirena.

Lajme të ngjashme