"Lajm i mrekullueshëm": Ambasadori Bajrami tregon se Belgjika do të hapë ambasadë në Kosovë
Agron Bajrami, ambasador i Kosovës në Bruksel, ka bërë një cicërimë në Tëitter, ku ka dhënë një lajm.
Sipas Bajramit, Belgjika së shpejti do të hapë ambasadën e saj në Kosovë, duke e ngritur nivelin e përfaqësimit diplomatic nga Zyra Diplomatike në atë të ambasadës.
Një lajm të tillë, Bajrami e ka cilësuar si “të mrekullueshëm”.
“Lajm i mrekullueshëm! Zyra Diplomatike e Belgjikës në Kosovë shumë shpejt do të ngritët në nivelin e ambasadës së Mbretërisë së Belgjikës në Republikën e Kosovës. Faleminderit Jeroen Cooreman që keni ndarë detajet e këtij hapi të rëndësishëm i cili do të thellojë marrëdhëniet tashmë shumë pozitive mes Kosovës dhe Belgjikës.” - ka shkruar ambasadori Bajrami.
Great news!@BelgiumKosovo will soon be upgraded to fully fledged Embassy of the Kingdom of #Belgium to the Republic of #Kosova.
— Agron Bajrami (@AgronBajrami) May 16, 2023
Thank you @BelgiumDGB for sharing details of this significant step that will deepen already very positive 🇽🇰🇧🇪 bilateral relations. pic.twitter.com/pFH8xvtX4E