Lajm i mirë: Nuk rritet çmimi i ngrohjes për qytetarët e Prishtinës
Qytetarët e Prishtinës çmimin për ngrohje do ta paguajnë njëjtë sikur vitin e kaluar.
Kështu ka njoftuar ndërmarrja Termokos.
POSTIMI:
Lajm i mirë për konsumatorët
ZRRE ka miratuar strukturën e re tarifore për konsumatorët e NP "Termokos" SH.A. për sezonin ngrohës 2022/2023.
Sipas kësaj strukture, edhe këtë sezon ngrohës faturimi për konsumatorët banesor dhe afarist/institucional do të bëhet me tarifa të pandryshuara nga sezoni i kaluar.