Lajçi me gjuhë seksiste ndaj deputetes së PDK-së: Ke gjetur rolin jetik, m’u ba petullë para Qeverisë - NACIONALE

Lajçi me gjuhë seksiste ndaj deputetes së PDK-së: Ke gjetur rolin jetik, m’u ba petullë para Qeverisë

1 orë më parë

nga NACIONALE

Aktorit Çun Lajci, i cili është shndërruar në militant të Albin Kurtit, nuk po i pëlqejnë aksionet e PDK-së dhe AAK-së para Qeverisë dhe në Kuvend.

Derisa deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka treguar për aktivitetin e deputetëve të kësaj partie para qeverisë, në statusin e saj ka komentuar aktori Çun Lajçi, i cili ka përdorur gjuhë seksiste ndaj saj.

Ai ka shkruar se deputetja e PDK-së po e luan rolin e “petullës para Qeverisë”.

“Mëqë kurrë s’arrite t’bahesh aktore(edhe pse e mbarove nji grimë shkollim), tani e ke gjetë rolin jetik; - mu ba petullë para Qeverisë!”, ka komentuar Lajçi.

Reagimi i deputetes së PDK-së ka qenë i shpejt.

Deliu-Kodra ia ka rikujtuar Lajçit rolin që është duke e luajtur gjatë kësaj kohe.

“Çun Lajçi Çun, për aktrim mos u brengos për mua. Roli më i keq është ai që po e luan ti: artistin që është bërë servil i pushtetit”, i është përgjigjur Deliu-Kodra.

Lajme të ngjashme