Lajçaku takon këshilltarin e Macronit në Paris, flasin për dialogun Kosovë-Serbi
I dërguari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak është takuar me Emmanuel Bonnen këshilltarin e presidentit të Francës, Emmanuel Macron.
Lajçak ka thënë se ka biseduar me Bonnen për situatën e dialogut.
“Pata një diskutim shumë strategjik mbi situatën e dialogut me Emmanuel Bonnen, këshilltarin diplomatik të presidentit francez dhe me bashkëbiseduesit e Ministritë së Jashtme të Francës” – ka shkruar në rrjetin social “X”.
Always a pleasure to visit Paris! Had very good strategic discussions on the situation in the Dialogue with Emmanuel Bonne, diplomatic adviser to 🇫🇷President and interlocutors of @francediplo_EN. Thanks to @ECFRWiderEurope, I also exchanged with civil society of Kosovo and Serbia pic.twitter.com/qiEjtBjf61
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 12, 2024