Lajçaku kalon urën e Ibrit në këmbë për tu takuar me serbët lokalë - NACIONALE

Lajçaku kalon urën e Ibrit në këmbë për tu takuar me serbët lokalë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamza do të takohet me përfaqësues serbë të shoqërisë civile në “Shtëpinë e Bashkimit Evropian”.

Për tu takuar me këta të fund, diplomati evropian në këmbë ka kaluar urën e Ibrit, e cila serish është bërë temë, raporton Dukagjini.

Gjatë kalimit nëpër urën e Ibrit, ai ka thënë se vendimi për hapjen e kësa urës duhet të merret në procesin e dialogut.

Unë jam përkrahës i fortë i vendimeve të pajtuara, zgjidhjeve që janë pajtu. Besoj që gjithçka që përfshin të dy palët duhet të merret vesh po nga të dy palët. Ura e Mitrovicës ka qenë pjesë e dialogut prandaj unë mendoj që vendimi për hapjen duhet në dialog”, ka thënë Lajçak, transmeton teve1.info.

Lajme të ngjashme