Lajçak vjen sot në Kosovë, nga ora 18:00 takon Bislimin
Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pritet të qëndrojë sot në Kosovë për vizitë.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Lajçak nga ora 18:00 do të takohet me zëvendëskryeministrin, njëherit kryenegociatorin, Besnik Bislimi.
“Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, pret në takim Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak. Vendi: Ndërtesa e QeverisKoha: 18:00” – thuhet në njoftim.
Ndërkohë, në media më herët u raportua se Lajçak do të mbajë takime edhe me presidenten Osmani e kryeministrin Kurti.