Lajçak: Vështirë të ketë përparim në normalizim pa përparim në çështjen e Asociacionit - NACIONALE

Lajçak: Vështirë të ketë përparim në normalizim pa përparim në çështjen e Asociacionit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Miroslav Lajçak, i dërguar i posaçëm i BE-së, ka folur rreth të ardhmes evropiane të Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Lajçakut, çdo gjë e dakorduar në kuadër të dialogut në Bruksel, duhet të zbatohet.

Tutje, ai tha se nëse nuk ka progres në çështjen e Asociacionit, atëherë s’mund të pritet progres në normalizimin e marrëdhënieve.

“Unë mundem vetëm të përsëris se gjithçka që është rënë dakord, duhet të përmbushet/zbatohet…kjo vlen për të dyja palët. Nëse nuk ka përparim në çështjen e Asociacionit, vshtirë se mund të presim përparim në normalizimin e marrëdhënieve” – tha ai, transmeton "Kosovo-online".

Lajme të ngjashme