Lajçak vazhdon përgaditjet për takimin e 14 shtatorit mes Kurtit dhe Vuçiqit, takohet me Plotner - NACIONALE

Lajçak vazhdon përgaditjet për takimin e 14 shtatorit mes Kurtit dhe Vuçiqit, takohet me Plotner

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Vazhfojnë përgaditjet për takimin e 14- shtatorit ndërmjet kryeministrit të Kosovës. Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ndërmjetësuesi i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka zhvilluar sot një takim me Jens Plotner, këshilltarin e Kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

Me anë të një postimi në platformën X, Lajçak ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për takimin e radhës mes Kurtit e Vuçiqit që pritet të zhvillohet javën e ardhshme.

Tutje, ai thekson se u diskutua nevoja për progres në zbatimin e Marrëveshjes Themelore.

Pati diskutime të rëndësishme në Kancelarinë dhe @GermanyDiplo sot për gjendjen e lojës në Dialog dhe rrugën përpara përpara takimit të javës së ardhshme. U fokusua në nevojën për progres në zbatimin e Marrëveshjes në Rrugën drejt Normalizimit. Faleminderit për mbështetjen e fortë”, ka shkruar Lajçak.

Lajme të ngjashme