Lajçak takohet me Von Cramon, diskutojnë për zhvillimet në Kosovë dhe dhe situatën pas zgjedhjeve në Serbi
Miroslav Lajçak, emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, është takuar sot me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, me të cilën ka biseduar mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon.
Përmes një postimi në Twitter, Lajçak ka thënë se e ka njoftuar raportuesen Von Cramon mbi procesin e dialogut.
“Është mirë të shkëmbehen shënimet me anëtaren e Parlamentit Evropian Viola von Cramon sa iu përket zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe më gjerë në rajon. Unë ndava përditësime mbi dialogun e lehtësuar nga BE.” - shkruan diplomati sllovak.
Gjithashtu në takim u bisedua edhe mbi situatën pas zgjedhore në Serbi në kuadër të zhvillimeve brenda Parlamentit Evropian.
Good to compare notes with MEP @ViolavonCramon regarding recent developments in Kosovo and the broader region. I shared updates on the 🇪🇺-facilitated Dialogue and we also delved into the post-election landscape in Serbia, along with the dynamics within the European Parliament. pic.twitter.com/UMioFtTCh9
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 26, 2024