Lajçak takohet me sekretarin e Spanjës për BE, pjesë e diskutimit dialogu Kosovë-Serbi - NACIONALE

Lajçak takohet me sekretarin e Spanjës për BE, pjesë e diskutimit dialogu Kosovë-Serbi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

I dërguari i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, është takuar me sekretarin e shtetit të Spanjës për Bashkimin Evropian, Fernando Mariano Sampedro Marcos.

Takimi i tyre u mbajt në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror.

Ljaçak njoftoi se biseduan me spanjollin Marcos për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke përfshirë edhe çështjet e tjera në Ballkan.

“Ne patëm një diskutim të gjerë dhe të dobishëm rreth Dialogut dhe çështjeve më të gjera të Ballkanit Perëndimor”, shkroi Lajçak në “X”.

Lajme të ngjashme