Lajçak takohet me Bislimin në Bruksel: Dhuna është e papranueshme - NACIONALE

Lajçak takohet me Bislimin në Bruksel: Dhuna është e papranueshme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar takim me zv/kryeminsitrin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Lajçak ka shkruar në rrjete sociale se temat e diskutimit kanë qenë kryesisht ajo për taraga dhe kriza aktuale Kosovë-Serbi.

Sipas tij, dhuna dhe përshkallëzimi i situatës është i papranueshëm.

“Me zv/kryeministrin Besnik Bislimi, sot po diskutoj për krizën aktuale në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në veçanti çështjen e targave. Ne kemi nevojë urgjente për të gjetur një zgjidhje për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin në terren. Çdo përshkallëzim apo dhunë është e papranueshme”, ka shkruar Lajçak.

Lajme të ngjashme