Lajçak takohet me Bislimin: U pajtuam për hapat e ardhshëm të dialogut - NACIONALE

Lajçak takohet me Bislimin: U pajtuam për hapat e ardhshëm të dialogut

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë qëndrimit në Kosovë, ka takuar zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Përmes postimit në X, Lajçak ka bërë të ditur se në takimin me zëvendëskryeministrin Bislimi është diskutuar për nevojën e zbatimit të plotë të Marrëveshjes për rrugën e normalizimit pa vonesa dhe parakushte.

"Sapo u takova me zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi për të përcjellë takimin e fundit me liderët evropianë në Bruksel dhe nevojën e zbatimit të plotë të Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit pa vonesa dhe parakushte. Ne ramë dakord edhe për hapat e ardhshëm." - tha ai.

Lajme të ngjashme