Lajçak sot viziton Beogradin, takohet me presidentin serb
Përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak sot do të qëndrojë për vizitë në Serbi.
Lajçaku do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Beograd
Lajçak ka njoftuar se pas vizitës në Prishtinë, do të vizitojë edhe Beogradin, për të përgatitur takimin e radhës “në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve” mes dy palëve.
Në këtë vizitë pritet dakordimi për takimin e radhës në Bruksel.